Policia ka arrestuar pronarin e lokalit ku u plagos Vangjel Alla, vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës
Alla u dërgua në spitalin rajonal të Bulqizës në orët e para të së mërkurës, pasi në trup kishte një plagë të shkaktuar me armë zjarri.
Pronari i lokalit me inicialet B.Ç, dyshohet se ka fshehur provat në vendngjarje, ndërsa është arrestuar dhe një tjetër person me inicialet D.S, 24 – vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin e plagosjes të largohet.
“Arrestohen dy shtetas në lidhje me ngjarjen ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V.A.
Arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe kapet edhe bashkëpunëtori i cili ndihmoi autorin të largohet nga vendngjarja.
Si dhe në Burrel ndalohet një shtetas në kërkim.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes e kapjen e autorëve, ku gjatë një konflikti të çastit, mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V. A, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestuan shtetasit:
- Ç, 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në ambjentet e lokalit të tij, ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes.
- S, 24 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit I.D, autori kryesor i ngjarjes.”, thotë policia.