Vendosni fjalën kyçe....

Prej 8 orësh të izoluar, cilët janë tre gjyqtarët që po vendosin për Saimir Tahirin


Ditën e sotme ish-ministri i brendshëm ndodhet para trupës së gjykatësve të krimeve të Rënda për të marrë vendimin lidhur me akuzat e prokurorisë.

Ish-ministri akuzohet për bashkëpunim me bandën e Habilajve në trafikimin e drogës drejt Italisë. Ndaj tij janë ngritur tri akuza: ‘Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’.

Trupa e gjyqtarëve të cilët priten të marrin vendimin nga një seancë maratonë e cila ka nisur prej mëngjesit janë  Flora Hajredinaj,  Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka.

Flora Hajredinaj është kryesuesja e trupës, gjykatëse e cila ka në dorë edhe dosjen e Klement Balilit i akuzuar për trafik droge.

Irena Gjoka është gjyqtarja e njohur për vendimin e dhënë ndaj Dritan Dajtit, autor i vrasjes së 4 policëve në Durrës në vitin 2009.

Irena Gjoka

Ndërsa Mustafaj është pjesë dhe trupës që po shqyrton çështjen ndaj Klement Balilit. Gjyqtari ka marrë pjesë në vendimmarrjen, ku iu dha liria Arben Frrokut, i cili akuzohej për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.

Ardit Mustafaj


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *