Vendosni fjalën kyçe....

Tërhiqet gjykata, kur do e japë vendimin për Saimir Tahirin


Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për të marrë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Mësohet se Gjykata do ta shpallë vendimin për Tahirin rreth orës 16:00 të ditës së sotme. Ish-ministri doli nga salla i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.

“Jam i pandehur vetëm sepse i kam shitur makinën vëllait të dy trafikantëve, i cili nuk ka qenë i dënuar. Disa njerëz nuk përgjigjen as për vëllezerit e tyre”- tha Tahiri brenda sallës së gjyqit.

Tahiri shtoi se i kishte kushtuar jetën punës si ministër i Brendshëm: “Punova si ministër edhe kur më vunë bombat në shtëpi. Rama është shefi im i madh në politikë, as unë e as Rama nuk jemi shefa në raport me krimin”.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar në pretencën e saj 12 vite burg për Tahirin, e cila konvertohet në 8 vite për shkak se i pandehuri ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Nëse Tahiri shpallet sot fajtor, avokati Maks Haxhia ka thënë se do e çojë çështjen në Apel.

Sipas Gjykatës, disa nga provat e përmendura në seancën e kaluar nga Tahiri mungonin në dosjen e ish-ministrit. Më konkretisht bëhet fjalë për emailin dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe regjistri i hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme.

Tahiri tha se asnjërën prej tyre nuk e ka depozituar për provë, por e ka parë të arsyeshme që ti përmendte pasi ato tregojnë për personalitetin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *