Vendosni fjalën kyçe....

Tronditet Holanda, vritet para derës së shtëpisë avokati i dëshmitarit shtetëror


Një ngjarje e rëndë ka tronditur Holandën, pasi një avokat i njohur në amsterdam është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së tij.

“The Guardian” shkruan se avokati 44 vjeçar, Derk Wiersum, baba i dy fëmijëve, u qëllua për vdekje në rrugë menjëherë pasi kishte dalë nga shtëpia.

Policia është vënë në kërkim të sulmuesit të veshur me kapuç, i cili iku me këmbë nga vendngjarja.

Wiersum ishte avokati i një dëshmitari shtetëror të quajtur Nabil B, në një çështje kundër dy burrave me origjinë marokene, të konsideruar si kriminelët më të kërkuar në Hollandë.

Përveçse për drogë, ata akuzohen edhe për pesë vrasje të tjera midis viteve 2015 dhe 2017.

 “Me këtë vrasje brutale, është kapërcyer një kufi i ri: tani edhe njerëzit thjesht duke bërë punën e tyre nuk duken më të sigurt”, tha shefi i policisë Erik Akerboom.

“Hollanda është kthyer në një narko-shtet. Krimi i organizuar ka marrë plotësisht kontrollin”, u shpreh Jan Struijs, anëtar i sindikatës së policisë NPB.

Kryeministri Hollandez, Mark Rutte, tha se vrasja në mes të ditës në kryeqytet ishte “tepër shqetësuese” dhe se policia ishte “në krye” të detyrës për të menaxhuar situatën.

Vrasja e avokatit erdhi një vit pasi vëllai i dëshmitarit Nabil B u qëllua për vdekje, duke ngritur pikëpyetje se pse Wiersum nuk iu dha një siguri më e mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *