Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet fotoja tek për tek me Ramën që Tahiri u tregoi sot gjyqtarëve. A ka ajo një mesazh të koduar?


Ish-ministri i Brendshëm, Tahiri, ka publikuar një foto me kryeministrin Rama në seancën e sotme gjyqësore ndaj tij te Krimet e Rënda.

Gjatë mbrojtjes së tij, Tahiri duke treguar gazetën “Shqiptarja.com”, ku ishte fotoja e tij me Ramën, se s’mund të ishte në drekë me Habilajt, ndërkohë që ka qenë me kryeministrin Rama e ministrat në takim.

Në seancën e sotme gjyqësore, ish-ministri Tahiri tregoi disa fashikuj gazete, ku shfaqej fotoja e tij pranë kryeministrit Edi Rama, në një takim informal në Dajt.

“Në momentin që këta personat flisnin për dreka me shefin e madh, unë kam qenë në një drekë bashkë me ministra të tjerë, të mbledhur nga kryeministri. Takimi është pasqyruar edhe në media. Ja ku kam qenë, në foton ilustruese të lajmeve në media jam unë dhe Kryeministri. Asnjë nga ne nuk është shefi i madh, ai është shefi i madh, por për qeverinë”– tha Tahiri.

Sipas Tahirit, ai nuk mund të ishte në të njëjtën kohë në drekë me Habilajt, ndërsa siç e konfirmojnë fashikujt e gazetave, shtoi ai, ka qenë në Gjermani me ish-ministren Klajda Gjosha. Ndërsa të nesërmen në mëngjes në një takim informal me kryeministrin Edi Rama.

Ai theksoi në hyrje të fjalës së tij para gjyqtarëve që do vendosin për fatin e tij, se për ata është vetëm një proces gjyqësor ndërsa për të, te ky proces bëhej fjalë për jetën e tij.

Ai tha se shitja e makinës ndaj vëllezërve Habilaj nuk është provë dhe as përgjimet.

Ndërsa nuk ngurroi të shigjetojë teksa tha se ka persona që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit trafikantë ndërkohë që ai po gjykohet për shitjen e një makine. Vendimi ndaj Tahirit do merret ditën e sotme në orën 16:00 te Krimet e Rënda.

Shefi i madh, shefi i vogël. A është ky një mesazh i koduar për Edi Ramën?! Apo thjesht një argument me anë të të cilit Tahiri ka dashur të mbrojë veten para gjykatës duke thënë se nuk mund të qe aty ku akuzohet?!

Tahiri është i njohur së fundmi për një komunikim metaforik në publik, gjatë kohës së zhvillimit të seancave gjyqësore. Mjafton të kujtojmë frazën e tij: “Nuk ka as bir nëne as bir as bir k*urve që do më ndalojë” apo “Prisni se nuk keni parë asgjë”.

Ndërkohë pyetjes së një gazetareje muaj më parë, nëse ka materiale shantazhuese, Tahiri i është përgjjigjur: “Këtij vendi kaq të vogël i mjafton Baba Taku me çantën e zezë, nuk i duhet dhe Saimir Tahiri.” /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *