Argjentina ka miratuar një ligj që deklaron emergjencë ushqimore deri në vitin 2022. Ligji u miratua unanimisht në Senat të Mërkurën në mbrëmje ndërsa organizatat sociale dhe grupet e punës demonstronin jashtë Kongresit.
Kalimi i këtij ligji vjen në një kohe kur vendi është prekur nga recesioni dhe kriza ekonomike, pasi sipas të dhënave zyrtare më shumë se një e treta e Argjentinës jeton në varfëri, shkruan Buenos Aires Times.
Vota unanime ishte pasqyrë e asaj çfarë po përjeton Argjentina ku njerëzit janë të uritur, dramë që shpesh është bërë temë e fushatave zgjedhore.
Në vend, varfëria është rritur shumë gjatë muajve të fundit për shkak të rënies së vlerës së Peso-s, tkurrjes së ekonomisë kombëtare dhe rritjes së kostos së jetës.
Mbi pesë milion argjentinas (nga 46 në total) nuk mund të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm.
Një punonjës social tha se “Ka shumë fëmijë që kanë nevojë dhe janë të kequshqyer. Ka shumë prej tyre që hanë vetëm një vakt në ditë.”
Ligj i ri do të rrisë me 50 për qind të artikujve të ndihmës ushqimore, ekuivalente me rreth 8,000 milion pesos (135 milion dollarë amerikanë).
Zyrtarisht, Argjentina ka pasur një urgjencë ushqimore të deklaruar që nga 2002, kur vendi ishte në mesin e thënies së krizës ekonomike. Legjislacioni, megjithatë, duhet të rinovohet. Ligji aktual e zgjat deklaratën deri në dhjetor 2022.
Por Argjentina nuk është vetëm në një emergjencë ushqimore.Vendi, është gjithashtu edhe në emergjencë shëndetësore. Rastet e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme janë rritur gjeometrikisht. Çmimet e larta të mjeteve mbrojtëse i kanë detyruar argjentinasit të heqin dorë nga përdorimi i tyre.