Vendosni fjalën kyçe....

Dalin foto të reja, Juan Guaido në makinë me anëtarin e kartelit të drogës


Publikohen të tjera foto të liderit të opozitës të mbështeëtur nga Amerika, Juan Guaido, i cili shihet në makinë me një anëtar të një karteli droge, i cili dyshohet se e ka ndihmuar atë të hynte i sigurt në Kolumbi.

Në janar, Guaido e deklaroi veten “president të përkohshëm” dhe që atëhere ka bërë përpjekje për të marrë pushtetin me mbështetjen e Washingtonit.

Gjatë njërës prej këtyre përpjekjeve në shkurt, Guaido udhëtoi në Kolumbi për të marrë pjesë në një koncert dhe të fuste në vend një kolonë kamionësh që përmbanin “ndihma humanitare” të siguruara nga SHBA, të cilat u ndaluan përfundimisht nga rojet kufitare Venezuelës.

Javën e kaluar, një OJQ kolumbiane publikoi foto ku Guaido shfaqej përkrah dy personave të identifikuar më vonë si anëtarë të një karteli droge të quajtur Los Rastrojos. U ngritën dyshime nëse Guaido kishte kaluar kufirin me ndihmën e bandave.

Fotot e reja të publikuara të enjten, i shtuan akoma më shumë dyshimet duke konfirmuar teorinë. Guaido shihet i buzëqeshur duke përqafuar një burrë të identifikuar si Jonathan Orlando Zambrano Garcia, me emrin “Patron Pobre”, një komandant i nivelit të mesëm i kartelit Los Rastrojos.

Ai shihet duke drejtuar makinën në të cilën futet Guaido për të vijuar me udhëtimin.

Rrobat e Guaidos në foto janë të njëjtat që ai veshi gjatë udhëtimit të tij në Kolumbi në shkurt. Imazhet u publikuan së pari nga ‘Con el Mazo Dando’, një program televiziv i moderuar nga Diosdado Cabello.

Cabello raportoi se Los Rastrojos kishte provuar të vriste një njeri të njohur si “El Menor”, një nga dy anëtarët e kartelit të përmendur së bashku me Guaido në fotot që dolën javën e kaluar.

Ai tha se atentatorët nuk kishin arritur ta gjejnë atë dhe në vend të kësaj vranë prindërit e tij dhe dy anëtarët e tjerë të familjes.

Guaido ka mohuar të jetë ndihmuar nga Los Rastrojos dhe tha se nuk mund të mbante përgjegjësi për këtë pasi kishte pozuar me dy personat si me qindra njerëzit e tjerë që i kanë kërkuar foto gjatë udhëtimit.

Autoritetet kolumbiane, konfirmuan që të dy individët ishin anëtarë të organizatës, por thanë se udhëheqësi i opozitës nuk u shoqërua nga asnjë kriminel gjatë vizitës së tij në vend.

Lidhjet midis burrit në fotografitë e reja dhe Los Rastrojos, megjithatë, janë më pak të qarta. Sipas gazetës kolumbiane El Espectador, rojet kufitare kolumbiane nuk besojnë se ai është pjesë e organizatës kriminale.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *