Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka pranuar sot të japë gjykim të shkurtuar për Mirald Metollarin, i cili dyshohet për vrasjen e prindërve të tij në Bathore, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.
Vendimi i Apelit hedh poshtë atë të gjykatës së Shkallës së parë, duke e dënuar atë me 35 vite burg dhe jo me burgim të përjetshëm.
Ngjarja e rëndë ndodhi në korrik të vitit 2017. Në datën 24 korrik, familja Metollari po përgatitej për dasmën e vajzës.
Mirald Metallari debatoi me babain e tij Myftar Metallari për një mur që po ndërtohej në oborr. sipas dokumenteve të Prokuorisë e të gjykatës, në debat e sipër djali mori armën e shërbimit të babait (i cili ishte polic) dhe e qëlloi atë me plumb në kokë.
Nëna ndërhyrë duke i dalë para të birit për të ndaluar tragjedinë, por edhe ajo mbeti e plagosur e disa ditë më vonë ndërroi jetë.
22-vjeçari Metallari kishte pak muaj që ishte kthyer nga emigracioni.