Vendosni fjalën kyçe....

Drogë dhe armë luftarake, shkatërrohet banda shqiptare në Itali


Policia italiane ka goditur një bandë shqiptare të trafikut të kokainës dhe heroinës, duke vënë në pranga 8 persona, shtatë prej të cilëve janë shqiptarë.

Mediet italiane shkruajnë se  lënda narkotike vinte nga Holanda dhe trafikohej në Milano.

Hetimi i nsiur nga Prokuroria e Como-s është shtrirë jo vetëm në Como, por edhe në Monza Brianza, Milano, Varese dhe Rimini, një hetim që ka zgjatur që nga dhjetori 2017 deri në shkurt 2018.

Akuza ndaj 8 të ndaluarve është gjithashtu ajo e armëmbajtjes, pas sekuestrimit të një mitrolozi, revolveri, dy armëve nënujore dhe një gjysmëautomatike .

Hetimi i kësaj bande kriminale, i bazuar edhe nga përgjimet ambientale brenda makinave të të dyshuarve, është vijim i hetimeve të shtatorit 2018, që çoi në arrestimin e 23 personave, përfshirë 22 burra shqiptarë dhe një grua rumune, të cilët akuzoheshin për shfrytëzim prostitucioni ndaj më shumë se 25 grave, me kombësi shqiptare dhe nga Evropa Lindore.

Shkëmbimi i mesazheve midis të dyshuarve, të dërguar përmes telefonave të tyre inteligjentë, është jashtëzakonisht i dendur dhe shumë i rëndësishëm për hetimin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *