Vendosni fjalën kyçe....

E zë poshtë presa metalike, humb jetën një punëtor në minierën e Spaçit


Një 47-vjeçar ka humbur jetën sot në minierën e Spaçit në Mirditë.

Magazinieri me inicialet A.P, nga Fani i Mirditës, po punonte në ambientet e jashtme të minierës, kur e ka zënë poshtë një presë metalike.

Ai është dërguar pa shenja jete në spital.

“Rreth orës 09:45, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar pa shenja jete shtetasi A.P. vjeç 47, banues në Fan – Mirditë, me funksion magazinier në Minierën e Spaçit në Mirditë, i cili dyshohet se duke punuar në ambientet e jashtme të minierës, është zënë poshtë aksidentalisht nga një presë metalike. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Muajt e fundit ka patur një rritje të aksidenteve në punë në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *