https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=c4xRokjH2tk
Kina është rrëmbyer nga thashethemet në rrjetet sociale rreth një krijese misterioze që u filmua në ujërat pranë një dige në provincën Hubei.
Pamjet e postuara në internet kanë nxitur teori të shumta konspirative, por a bëhet fjalë për një “Loch Ness” kinez?
I quajtur “Përbindëshi i Ujit”, pamjet kanë mbizotëruar diskutimet në rrjetet sociale në Kinë që kur pamjet u bënë publike për herë të parë të premten e kaluar. Një postim i faqes “Weibo” që përmban video të “bishës” është parë më shumë se 32 milion herë.
Shkencëtarët shprehën dyshimet e tyre ndërsa u shprehën se nuk bëhej fjalë për një specie të re ose mutacion. Ata në vend të kësaj sugjeruan se kishte të ngjarë të bëhej për një gjarpër gjigant uji.
Mediat shtetërore kineze raportuan se bisha e zezë misterioze e gjatë ishte, në të vërtetë, një tub ajri industrial me gjatësi 20 metra.
Sipas raportit dhe pamjeve pasuese të videos, punëtorët në një skelë pranë, kapën një copë tub të gjatë industrial, për të cilin besojnë se ishte fajtori që qëndron pas manisë virale.