Vendosni fjalën kyçe....

Meta pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Izraelit


Kreu i Shtetit Ilir Meta ka pranuar ditën e sotme letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gedler.

Lajmin e ka bërë vetë me dije Presidenti nëpërmjet një postimi në Facebook.

Pranova sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Shtetit të Izraelit në Shqipëri, z. Noah Gal Gedler, një diplomat me shumë eksperiencë dhe kontribute të shquar në këtë fushë.

Duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe trendin pozitiv të bashkëpunimit ekonomik, theksova se ka ende potencial për t’i rritur më tej marrëdhëniet ekonomike-tregtare.

Izraeli mund të shërbejë si një shembull i shkëlqyer se si një komb i vogël, që përballet me shumë sfida, mund të zhvillojë vendin e tij, mbështetur në kapacitetin njerëzor e intelektual.

Krenar, për kontributin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore”-shkruan presidenti Meta në postimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *