Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e 16-vjeçarit në Shkodër, arrestohet i dyshuari


Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Një 16-vjeçar i quajtur Kledis Smajli, është qëlluar me thikë tek zona e Dollarit në Shkodër.

Ai ndodhet në spitalin rajonal ndërsa për plagosjen e tij dyshohet një 17-vjeçar, me inicialet B.Gj. Ky i fundit është arrestuar nga policia pas ngjarjes. Ndërsa një tjetër po ndiqet penalisht.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar. Më datë 19.09.2019, ora 20:00, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, disa persona gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. S. vjeç 16, banues në lagjen Partizani, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Falë reagimit të shpejtë të forcave të policisë është identifikuar dhe kapur autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. Gj., 17 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, i cili u arrestua për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Si dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A. R. 19 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këto persona gjatë ditës së djeshme ishin konfliktuar me Smajlin në ambjentet e shkollës dhe më pas gjatë mbrëmjes kanë komunikuar me telefon dhe janë takuar në lagjen “Vasil Shanto”.

Sipas policisë, ata janë konfliktuar fizikisht e më pas shtetasi B. Gj. ka nxjerrë një mjet të fortë, me të cilin ka goditur disa herë shtetasin Smajlin në këmbë dhe brinjë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *