Vendosni fjalën kyçe....

 Rama në merak për Shkodrën, mbledh në Velipojë koordinatorët


Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Velipojë Këshillin Koordinues të PS-së për Rajonin e Veriut.

Në këtë mbledhje marrin pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili është edhe koordinator politik i PS-së për qarkun Lezhës si edhe deputetët Paulin Sterkaj, Luan Harusha dhe Tom Doshi, gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë se Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ky takim vjen pas tensioneve të krijuara në bashkinë e Shkodrës, pas zgjedhjeve të 30 qershorit ku PS kandidoi me Valdrin Pjetrin, i cili u denoncua nga PD-ja se kishte qenë i dënuar në Itali. Ky i fundit u detyrua të jepte dorëheqjen, duke vënë në situatë të vështirë PS-së në qarkun më të madh të Veriut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *