Pas zgjedhjes në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu është liruar nga detyra si zëvendës ministër i Drejtësisë.
Gogu është liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave pas propozimit të Kryeministrit.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetues dhe pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000. datë 30.1.2013, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Z. Toni Gogu, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hy në fuqi menjëherë”-thuhet në njoftim.