Para disa ditësh në Instagram me fillimin e viti shkollor nisi një nismë e quajtur “bukë me vetë” nga nëna të ndryshme, por kjo nismë tashmë është kopjuar edhe nga Erion Veliaj.
Veliaj si gjithnjë nuk nguroi që nismën e nisur ta shpërndajë në rrjetet sociale, ku nëpërmjet një postimi shkruan se Bashkia që drejton ditën e djelë do i tregojë fëmijëve të kryeqytetit se nisma është shumë e mirë.
“Siç kemi rënë dakort : 10-ta në mësime dhe bukën nga shtëpia!
Bashkë me shkollën, këtë javë nisi përsëri edhe fushata “Bukë me vete”. Nëse je kurioz dhe do të mësosh më shumë, merr fëmijët dhe eja te Dita pa Makina, të dielën te sheshi “Skënderbej” ku kolegët do t’iu tregojnë se sa cool është të marrësh bukë me vete në shkollë”-shkruan Veliaj.
Nisma “Buke me vete” nisi nga dietologia Blerina Bombaj e cila në fillim të javës publikoi foton me ushqimin për fëmijët duke etiketuar edhe mikeshat e saj për të bërë të njëjtën gjë.
Pas dietologes Bombaj, edhe nëna të tjera të famshme postuan foto nga kjo nismë e cila tashmë është marrë edhe nga Erion Veliaj.