Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm një fjali i dedikon Luigi Soreca vendimit për ish-ministrin Tahiri


“Si një ish-prokuror kam nevojë që ta shoh të plotë vendimin e gjykatës në mënyrë që të jap një vendim”, vetëm kaq tha ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca, pasi u pyet nga gazetarët lidhur me vendimin e Gjykatës për Saimir Tahirin.

Soreca duket se nuk i ka gjetur dot fjalët për të përshkruar procesin gjyqësor ndaj Tahirit. Kujtojmë se ambasadori i BE-së është një nga zyrtarët e huaj që e ka mbështetur fort Reformën në Drejtësi.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të qëndrojë tre vjet në shërbim provë, sipas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Tahiri akuzohej për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Mirëpo gjykata e shpalli ish-ministrin Tahiri të pafajshëm për dy akuzat e fundit dhe fajtor vetëm për njërën akuzë, atë për “korrupsion”.
Gjykata e dënoi atë me 5 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfiton uljen e një të tretës së dënimit, duke e reduktuar atë në 3 vjet e katër muaj burg.

Por përsëri Tahiri nuk do të kalojë asnjë ditë në qeli, pasi gjykata ka vendosur të pezullojë ekzekutimin e dënimit të tij me burg, duke e lënë në shërbimin e provës për një periudhë 3-vjeçare.
Nëse ky vendim do të mbetet në fuqi nga Apeli, Tahiri s’do bëjë asnjë ditë të vetme burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *