33 persona raportohet se janë plagosur nga tërmeti 7.5 ballësh që goditi ditën e sotme Tiranën, Durrësin, Kavajën e rrethinat.
Personat e plagosur janë shtruar në Spitalin e Traumës dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas IGJEUM tërmeti i sotëm është më i forti në 30 vitet e fundit. Ndërkohë dëme të shumta materiale raportohen në Tiranë e Durrës.