Aksidentohet autobusi me turistë në Utah, autoritetet kërkojnë ndihmë me përkthimin


Të paktën katër persona kanë humbur jetën, pas një aksidenti me autobus në Utah. “BBC” shkruan se autobusi i mbushur me turistë kinezë, ishte pranë Parkut Kombëtar të Bryce Canyon kur doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore.

Nga 31 personat në bord, humbën jetën katër turistë dhe të tjerët u dërguan në spital, një pjesë me lëndime të lehta e disa me plagë të rënda. Pesë persona thuhet se janë në gjendje të rëndë për jetën.

Autoritetet po hetojnë shkakun e përplasjes. Të gjithë pasagjerët ishin me kombësi kineze, ndërsa shoferi ishte kinezo-amerikan.

Autoritetet kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët të cilët janë njohës të gjuhës mandarine, që të shkojnë në spitale për të ndihmuar me përkthimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *