Vendosni fjalën kyçe....

Boksieri shqiptar gjendet i masakruar në një pyll në Gjermani


Të djelën e kaluar, trupi i një të riu shqiptar u gjet i groposur në një pyll në Dolauer Heide, të Gjermanisë. Gazeta gjermane “Bild”, shkruan se viktima është një shqiptar i identifikuar si 27-vjeçari Ismail P., i cili merrej me boks në ndeshje joprofesioniste.

Zbulimi i viktimës është bërë nga një kalimtar i rastit, i cili menjëherë pas kësaj ka njoftuar policinë.

Pas verifikimit të ngjarjes, prokurori tha se Ismaili, kishte plagë të shumta me thike dhe me armë të cilat i kanë sjellë edhe vdekjen.

Kjo ngjarje mendohet të ketë ndodhur të mërkurën, kur shqiptari kishte hipur në një taksi dhe i kishte kërkuar taksisit të ndalonte në Dolauer Heide, ku po priste një shok.

Sipas dëshmisë së taksistit, shqiptari kishte lënë edhe një çantë me dokumente në makinë, dukei  thënë se do të kthehej për t’i marrë përsëri.

Viktima i kishte thënë taksistit se do shkonte të takonte një mik dhe duhet ta priste aty deri sa të kthehej, por u zhduk mes pemëve dhe s’u pa më.

Pas katër ditësh, trupi i tij u gjet poshtë një shtrese gjethesh në një kanal të ujërave të zeza në pyll.

Trupi i boksierit të njohur me nofkën “Mbreti”, kishte kudo plagë dhune dhe të tjera të shkaktuara me armë zjarri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *