Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Krimeve të Rënda jep masën “arrest me burg” për Arbër Çekajn


Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të japë masën e  sigurisë “arrest me burg” për Arbër Çekajn, i cili u ekstradua disa ditë më parë nga Gjermania,.

Biznesmeni i bananeve pritet të qëndrojë në burgun 313 në Tiranë deri në dhënien e dënimit përfundimtar.

Arbër Çekaj akuzohet për sasinë prej 613 kilogramë kokainë që u kap rreth një vit më parë në portin e Durrësit.

Avokati i tij është Maks Haxhia, i njëjti që u mor me çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai ka kërkuar revokim mase, dhe ndryshimin e saj në një masë më të butë.

Sipas avokatit, Arbër Çekaj ka patur vetëm bananet, ndërsa pronari i kontenierit ka qenë dikush tjetër.

Pas zbulimit të 613 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit të ardhur nga Kolumbia në mars të vitit 2018, Çekaj u arratis në Gjermani dhe kërkoi atje azil politik me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *