Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri Rama ende asnjë reagim pas tërmetit 7.5 ballësh


Kryeministri Rama nuk ka reaguar ende pas tërmetit 7.5 ballësh që goditi Durrësin, Tiranën, Kavajën e rrethinat.

Kreu i qeverisë nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë ndërkohë që dhjetëra mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë në panik.

Aktualisht Rama ndodhet në Frankfurt ndërsa mësohet se ka anuluar udhëtimin drejt Nju Jorkut në SHBA.

Tërmeti raportohet më i forti në 30 vitet e fundit dhe ka zgjatur për disa sekonda.

Deri tani raportohet për dëme të shumta materiale në qarkun e  Tiranës, ndërsa nuk raportohet ende për viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *