Vendosni fjalën kyçe....

Me kafshën ngarkuar me kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, kapen dy persona


Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi janë kapur me lëndë narkotike.

Sipas policisë, të arrestuarit janë A. B., 47 vjeç, dhe I. B., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Sutaj-Prrenjas.

Ata dyshohet se po tentonin të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil për në Maqedoninë e Veriut, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Stacionit të Policisë përmes një kafshe pune.

Ata janë kapur dje rreth orës 21:30, në fshatin Rrajcë-Sutaj, rreth 55 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis-Sativa.

DETAJET E POLICISË

Finalizohet operacioni “Rrajca”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të narkotikëve.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Sekuestrohen rreth 55 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në pranga dy shtetas që transportonin lëndën narkotike në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil për në Maqedoninë e Veriut, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë dhe Stacionin e Policisë Përrenjas, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrajca”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. B., 47 vjeç, dhe I. B., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Sutaj-Prrenjas.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë gjatë operacionit rreth orës 21:30, në fshatin Rrajcë-Sutaj, duke transportuar me një kafshë pune, rreth 55 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis-Sativa.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht të llojit Cannabis-Sativa, nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shqipëria në drejtim të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të perfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *