Presidenti Meta ka bërë thirrje nga Durrësi që të ruhet qetësia ndërsa ka kërkuar koordinim të të gjitha institucioneve për të përballuar sa më mirë situatën e krijuar pas tërmetit të fuqishëm 7.5 ballësh që goditi sot Shqipërinë e mesme.
Kreu i shtetit theksoi se është njohur me punën në terren ndësa tha se institucionet duhet të jenë të vëmendshme për të përballuar sa më mirë atë që ka ndodhur apo që mund të ndodhë në vijim.
“Të ruajmë qetësinë dhe të jemi të vëmendshëm ndaj mediave dhe me strukturat vendore. Për të bashkëpunuar ngushtë me ta dhe njëkohësisht për të ndjekur situatën me gatishmëri dhe me vëmendja maksimale. Unë u njoha nga prefekti dhe përfaqësuesit e ekipeve të emergjencës për punën që po bëjnë në terren dhe është e rëndësishëm që të evidentohet cdo dëmtim dhe të merren masa për të verifikuar pasojat sidomos për banesa. Mendoj se jemi në kushte e një vigjilence të vazhdueshme e të përhershme, sepse jetojmë në një rajon problematik. Duhet të jemi në bashkëpunim me të gjitha vendet fqinje, që të përgatiur. Unë besoj se tani është koha për të qenë të vëmendshëm dhe është e rëndësishme të punohet me një koordinim efikas nga të gjitha strukturat shtetërore dhe me komunitetin.” – tha Meta.