Vendosni fjalën kyçe....

Plas sherri në urbanin e Tiranës së Re: Nuk del gjallë që këtu ti ore (VIDEO)


Pasagjerët e njërit prej autobusëve të linjës së Tiranës së Re, kanë përjetuar një situatë të pakëndshme mbrëmjen e kaluar.

Një prej udhëtarëve u përfshi në një konflikt me shoferin pas pritjes së gjatë në stacion, duke i thënë se po vonohej shumë duke ecur ngadalë.

Pas konfliktit verbal, nisi edhe një përplasje fizike mes tyre. Sipas një qytetari, i cili flet për portalin JOQ, ahoferi i autobusit mbylli dyert dhe nuk la njeri të dilte jashtë derisa mbërriti policia.

“Në linjën e Tiranës së re. Pasagjeri kapet me fjalë me shoferin e autobusit për shkak të vonesave në linjë. Kishte pritur autobusin 20 min ne stacion dhe pasi kishte hypur po ecte ngadalë. Pas fjalëve pasagjeri dhe shoferi filluan të kapen me duar. Shoferi mbylli autobusin dhe mbajti brenda dhe 15 veta të tjerë, vajza, gra të moshuar etj. Njerëzit i luteshin shoferit tu hapte derën por ai nuk pranonte. U thoshte do rrini këtu sa te vijë policia. Policia erdhi pas 20 minuta terrori, grushtash dhe gjakosje. Pasagjerët i thoshin, do na bëni zarar do na merrni në qafë, do ikim në shpi vajti ora 10-të e ca. Po e kishte lënë autobusin ndezur, ja te hidhej ai tipi në timon. Se ai desh të ikte, shoferi me fatorinon e mbanin me zor brenda. Unë te bej këtë të bëj atë I thoshin Kot o vëlla desh ti dilte e tija shoferit, mbante peng dhe të tjerët. Do rrini se sben brenda u thoshte pasagjerëve se kështu është rregulli. Ata ziheshin në autobus njerëzit i mblodhën një grusht në fund të sediljeve. Kjo ishte.”, thotë qytetari.

Sot policia ka reaguar për incidentin dhe thotë se pasagjeri 23-vjeçar është vënë në pranga. I riu rezulton se kishte qenë i dënuar me “arrest shtëpie”.

“Thyen masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe më pas konfliktohet për motive të dobëta me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta, vihet në pranga nga Policia 23-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestuan në flagrancë shtetasin:A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë  (me precedentë të mëparshëm penal).

Shtetasi i mësipërm ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke dalë nga shtëpia dhe më pas është konfliktuar për motive të dobëta (pse autobuzi nuk ecte shpejt), me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës. Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.”, thotë policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *