Vendosni fjalën kyçe....

“Procesi mësimor do vijojë normalisht, shkollat s’janë dëmtuar” – Ministria e Arsimit


Ministria e Arsimit ka njoftuar se procesi mësimor do vijojë normalisht në gjithë vendin.

Në një njoftim zyrtar, institucioni thekson se nuk ka pasur dëmtime shkollash dhe pavarësisht tërmetit të rënë sot, procesi mësimor nuk rrezikohet.

Ditën e nesërme, sipas ministrisë, ekspertët do jenë në terren për të vlerësuar dëmet në shkolla dhe cila prej tyre është e sigurt për t’u hapur të hënën.

“Ka disa shkolla me dëmtime të vogla në Tiranë dhe Durrës, të cilat konsistojnë kryesisht në plasaritje të lehta muresh të jashtme dhe që fatmirësisht nuk pengojnë aspak vijimin e procesit të mësimit ditën e hënë. Njëkohësisht, informojmë se ekipet e ministrisë dhe të institucioneve të saj të varësisë janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Ditën e nesërme do të jenë po në terren në mënyrë që të garantojmë se secila shkollë është e sigurtë për t’u hapur të hënën për vijimin normal të mësimit”, njofton MAS.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *