Dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Nikël të Fushë Krujës.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur Mariglen Haka e Shpresa Basha, me lidhje gjaku me njëri-tjetrin pasi janë nip e hallë.
Ata janë sjellë me shpejtësi në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore dhe as dinamika e ngjarjes së rëndë.