Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh qeverinë në mesnatë, Basha bën thirrje për solidaritet për kapërcimin e situatës tronditëse


 

Kryeministri Rama do mbledhë qeverinë rreth mesnatës me të mbërritur nga Gjermania.

Mbledhja e qeverisë siç njoftoi ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka, do bëhet për të bashkërenduar institucionet në vend pas tërmetit të fuqishëm 7.5 ballësh që goditi Tiranën, Durrësin dhe disa qytete të tjera në vend bashkë me rrethinat.

Ndërkohë kreu i PD-së, Basha, ka publikuar një status në faqen e tij në Tëitter duke bërë thirrje për solidaritet dhe duke theksuar se me ndihmën e njëri-tjetrit e besimin te Zoti do e kalojmë situatën tronditëse.

“Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse.” – shkruan Basha në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *