Ka shkuar në 44 numri i të plagosurve nga tërmeti që goditi pasditen e sotme Tiranën, Durrësin e Kavajën.
Fillimisht u raportua për disa të plagosur por minutë pas minute numri i personave të lënduar vjen në rritje.
Të plagosurit kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit e po marrin trajtimin e duhur mjekësor.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale në këto 3 qytete, por fatmirësisht asnjë viktimë.