Vendosni fjalën kyçe....

Tahiri: Më kanë shkruar pafund qytetarë, Rama fare


Në daljen e sotme para kamerave, ku foli për vendimin e gjykatës për ta dënuar me 3 vjet shërbim prove, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri foli edhe për mesazhet që kolegët apo qytetarët i kanë dërguar, pas pyetjes së gazetarëve.

“Kam marrë mesazhe nga ish-kolegët. S’e besoj se ka ndonjë kuriozitet këtu. Komunikoj me disa, s’komunikoj fare me disa të tjerë. Kjo s’përbën interes për publikun. Por jam shumë i lumtur që kam marrë pafund mesazhe nga qytetarët. I falenderoj pamasë të gjithë ata që më kanë shkruar dhe kërkoj ndjesë që s’i kam kthyer dot përgjigje të gjithëve.”, tha Tahiri.

Por është një person që nuk e ka marrë mundimin t’i shkruajë dhe ai është kryeministri Edi Rama.

“Fare dhe rrugës së drejtësisë i shkoj i vetëm përpara.”, ishte komenti i Tahirit. Nuk dihet nëse Rama përfshihet në grupin e kolegëve me të cilët Tahiri nuk komunikon fare.

I pyetur lidhur me kthimin e tij në Partinë Socialiste, ish-ministri tha se këtë e kishte në dorë vetëm ai dhe asnjë individ tjetër brenda asaj partie.

“Sa i takon rikthimit tim në politikë ose jo se di pse e keqkuptoni sikur patjetër rikthimi është në qeveri ose qeverisje. Nuk do të thotë të kesh një karrige që të kesh një kontribut të caktuar në publik. Kështu që nuk e kam menduar këtë çështje tani. 

Jam duke i përpjekur ti shkoj rrugës sime për drejtësi dhe për të vërtetën time deri në fund pastaj se çfarë do bëj me karrierën dhe jetën time këtë nuk e ka në dorë as partia dhe as cilido individ brenda asaj partie, e kam në dorë vetëm unë. 

Më lini t’i shkoj deri në fund kësaj historie, është shumë e rëndësishme për mua historia e jetës sime  për të bërë drejtësi dhe për t’i shkuar deri në fund, më e rëndësishme se kurioziteti juaj se çdo bëj unë pas kësaj. Këtë nuk e ka askush në dorë përveç meje.”, tha Tahiri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *