Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri tha se komentet e ambasadave britanike dhe amerikane, kanë qenë dekurajuese për të.
“Sa i takon deklaratave të ambasadave, ishin dekujaruese dhe për mua që i dëgjova. E theksoj, në kulturën time nuk flitet për një vendim gjykate, për më tepër nuk flitet për një vendim gjykate që nuk është zbardhur akoma.”, tha Tahiri.
“Nuk është në kulturën time të flas për vendimin e gjykatave, nuk besoj se ndodh në Amerikë që një ambasadë që flet për vendimin e gjykatave dhe nuk besoj të ketë presion më të madh ndaj gjykatave sesa kjo”, shtoi ish-ministri.
Për ish- ministrin Tahiri ende nuk ka marrë një vendim të formës së prerë pasi pritet që çështja të shkojë në Apel. Dy ditë më parë, gjykata e dënoi atë për shpërdorim detyre, ndërsa hodhi poshtë akuzat e tjera për pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike.