Vendosni fjalën kyçe....

Tani dhe me video, qeveria e Venezuelës publikon provat se Guaido u shoqërua në Kolumbi nga grupet e drogës


Qeveria e Venezuelës ka publikuar më shumë prova, që dëshmojnë lidhjet e liderit të opozitës Juan Guaido të mbështetur nga Amerika, me liderët e grupeve kriminale të Kolumbisë.

Ministri i Komunikimit dhe Informacionit i Venezuelës, Jorge Rodriguez zbuloi dje një video që sipas tij tregon se Guaido është shoqëruar nga anëtarët e grupit paramilitar të Los Rastrojos, gjatë udhëtimit të tij në Kolumbi në shkurt.

Pamjet tregojnë Guaidon të buzëqeshur duke pozuar me anëtarët e dyshuar të kartelit dhe duke hipur së bashku me ta drejt një helikopteri, shkruan RT.

Rodriguez pretendon se karteli i lehtësoi udhëtimin Guaidos, përfshirë takimet e tij me udhëheqjen kolumbiane, e cila e mbështet hapur atë.

Një OJQ kolumbiane publikoi më parë foto të Guaidos me anëtarët e dyshuar të bandës, dhe fotografi të ngjashme u botuan më vonë dhe në Venezuelë.

Gjatë konferencës së së premtes, Rodriguez tregoi edhe një grup tjetër me foto të ngjashme të Guaidos ku ai shfaqej dhe përqafonte burra të ndryshëm, të cilët qeveria e Venezuelës i cilëson si anëtarë të Los Rastrojos.

Në mesin e burrave të fotografuar me Guaidon është Ivan Posso Pedrozo, me nofkën “Nandito”, zyrtari i logjistikës dhe financave të kartelit. Ai u kap nga Venezuela afër kufirit kolumbian në shtator. Qeveria publikoi ​​dhe një video të marrjes së tij në pyetje, ku Pedrozo pranoi se po organizonte udhëtimin e Guaidos nëpër Kolumbi.

https://www.youtube.com/watch?v=fkGdMuhP7PA


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *