Lëkundjet e fuqishmë të tërmetit kanë shkaktuar dëme materiale në Tiranë e Kavajë.
Në fshatin Helmës, raporton News24, janë shembur 2 banesa e të plagosur rëndë kanë mbetur 2 persona. Ata po sillen me shpejtësi drejt spitalit në Tiranë.
Tërmeti ka qenë rreth 5.8 ballë i shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ka qenë në detin Adriatik. Mësohet se dëme materiale e shembje ndërtesash ka pasur edhe në Kavajë.