Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO E FOTO – Qytetarë në panik e pallate të çara. Dëmet që shkaktoi tërmeti më i fortë i 30 viteve të fundit


Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter e intensitet 7.5 ballë ka goditur pasditen e sotme Tiranën, Durrësin, Kavajën e rrethinat.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në bregdet, pranë Kepit të Rodonit dhe lëkundjet janë ndjerë rreth orës 16:05.

Sipas IGJEUM, ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin në 30 vitet e fundit ndërsa tërmeti i parë u shoqërua me një tjetër lëkundje, disi më e dobët.

Mijëra qytetarë të Tiranës dolën në rrugë në panik e sipër ndërsa deri tani raportohet për 44 të plagosur.

Personat e plagosur kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshime të trupit por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë raportohen dëme të shumta materiale me pallate të çara e dëme të tjera në brendësi të banesave. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *