Themeluesi i gjigandit rrjetit social Facebook Mark Zuckenberg, është takuar të enjten në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe anëtarët e Kongresit amerikan Mark Warner dhe Josh Hawley.
Gjatë takimit Zuckenberg i ka thënë jo shitjes së Instagram-it dhe Whatsapp-it, ka njoftuar Hawley në Twitter.
Facebook ka 2.7 miliard përdorues.
Dhjetëra shtete kanë filluar hetimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkelje të rregullave të tregut.
Gjithashtu sipas gjitha gjasave Facebook do të hetohet edhe për trajtimin e të dhënave personale nga kjo koorporatë.
Disa herë është raportuar për skandale për zbulimin e të dhënave të përdoruesve.