Do jetonit në një shtëpi të ndërtuar brenda një tubi uji prej betoni?
Arkitekti nga Hong Kongu James Law ka projektuar një shtëpi të ndërtuar brenda një tubi uji prej betoni.
Arsyeja e kësaj shpikjeje është lehtësimi i strehimit në Hong Kong, një problem në rritje në këtë metropol të rëndësishëm aziatik. Apartamenti 9 metra katrorë ka një dhomë ndenjeje e një dhomë gjumi.
Banesat mund të transportohen në hapësirat mes pallateve ose poshtë mbikalimeve të rrugëve. Ky apartament kushton 15 mijë dollarë dhe mund të porositet lehtësisht.