Dy persona janë ndaluar në Lazart me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike dhe është proceduar një grua.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasit N.R 60-vjeç dhe A.B 59-vjeç u ndaluan pasi në banesat e tyre u gjetën bimë narkotike.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas nga Lazarati dhe procedohet penalisht një shtetase. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit:
N.R., 60 vjeç, banues në fshatin Lazarat;
A.B., 59 vjeç, banues në fshatin Lazarat.
Gjithashtu procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasia Z.H.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.