Gjermania ka numër të pamjaftueshëm infermierësh të kualifikuar, saqë ministri i Shëndetësisë ka udhëtuar deri në Meksikë në një tur rekrutimi.
Infermieret janë rekrutuar deri tani më së shumti nga Kosova dhe Filipinet, pasi popullsia e plakur e Gjermanisë po has një problematikë në rritje në shërbimet e saj shëndetësore.
Të premten ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, nënshkroi marrëveshje me autoritetet lokale të kryeqytetit meksikan, për të lehtësuar transferimin e personelit mjekësor në vendet e punës në Gjermani. Dhe ai gjithashtu ftoi 15 infermierë që të fillojnë kurse trajnimi në Gjermani.
Spahn shtoi se për shkak se kualifikimet e infermierisë në Meksikë janë të një standardi shumë të lartë, ato janë të ngjashme me ato të Gjermanisë.
Vende të tjera të BE-së gjithashtu kanë rekrutuar nga jashtë, por në këtë proces ka një problem.
Ndërsa vendet humbasin infermierët e tyre të kualifikuar në emigracion, ata pësojnë një ikje të trurit dhe zbulojnë se nuk arrijnë dot të kujdesen për qytetarët e tyre më vonë.
Ky ka qenë rasti për shumë shtete të Europës Lindore, sistemet shëndetësore të të cilave janë përkeqësuar në masë të madhe me kalimin e viteve.