Vendosni fjalën kyçe....

Google krijon kompjuterin më të fuqishëm në botë, e zbulon rastësisht NASA…por publikimi zhduket më pas


Kompjuteri i ri kuantik i Google raportohet se harxhon vetëm pak minuta për detyrat që super kompjuterave kryesorë në botë do u duheshin disa mijëra vjet për t’i kryer. Media mësoi për këtë pasi NASA “rastësisht” shpërndau hulumtimin e firmës.

Inxhinierët e softuerëve në Google kanë ndërtuar kompjuterin më të fuqishëm në botë, raportoi të premten revista Financial Times dhe Fortune, duke cituar dokumentin hulumtues të kompanisë, që u hoq më pas.

Shkrimi thuhet se është postuar në një faqe në internet të organizuar nga NASA, e cila ka partneritet me Google, por më vonë u hoq në heshtje, pa shpjegime.

Google dhe NASA nuk kanë pranuar të komentojnë mbi këtë çështje. Një burim brenda gjigantit të teknologjisë, i tha revistës Fortune se NASA kishte botuar “rastësisht” shkrimin, përpara se ekipi i saj të verifikonte gjetjet e tij.

Në hulumtim, Google thuhet se pretendoi se procesorit të tij kuantik, i duhen rreth 200 sekonda për të bërë llogaritjet, që super kompjuterëtveekzistues do u duheshin rreth 10,000 vjet për t’i kryer.

Ata gjithashtu thanë se procesori kërkon vetëm 30 sekonda për të përfunduar një detyrë, që serverit Google Cloud do i duhej 50 trilion orë për ta bërë.

Llogaritja kuantike lejon vlerësimin e mundësive të shumta menjëherë dhe kryerjen e llogaritjeve komplekse jo të mundshme në kompjuterët normalë.

Pra, nëse vërtetohet e vërtetë, procesori i ri i Google do të ishte një përparim i vërtetë, duke nxitur garë të fortë përpara gjigantëve si Microsoft, IBM dhe Intel, të cilët konkurrojnë në ndërtimin e përpunuesve kuantikë.

Përpunuesit kuantik do të ndihmojnë në krijimin e kimikateve të reja, të përparuara dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale të nivelit tjetër, mes të tjerash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *