Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë: 105 të lënduar nga tërmeti, 10 ndodhen në vëzhgim


Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion të përditësuar për numrin e personave që kanë marrë shërbim mjekësor pas tërmetit të djeshëm.

Në njoftimin e ministrisë, thuhet se 105 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës dhe Durrësit, ndërsa 10 persona janë akoma nën vëzhgimin e mjekëve.

Njoftimi i Ministrisë:

MShMS: 10 qytetare ne observim mjekesor, pjesa tjeter lene spitalet. Vijon gatishmeria e ekipeve mjekesore me spitalin e Traumes, ne QSUT dhe ne spitalin e Durresit. Ne keto spitale kane marre sherbim mjekesor 105 qytetare te lenduar nga termeti, nga te cilet 74 qytetare kane marre sherbim ne spitalin e Traumes, kryesisht me demtime te shkaktuara nga rrezimet apo goditjet.

Pjesa me e madhe e pacienteve kane lene spitalet dhe aktualisht jane 7 qytetare qe po marrin sherbim ne spitalin e Traumes dhe 3 qytetare ne spitalin e Durresit. Spitalet jane ne gatishmeri te plote, me staf te perforcuar mjekesor. Ministria e Shendetesise ka vene ne zbatim planin e gatishmerise per rastet e emergjencave.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *