Vendosni fjalën kyçe....

Rama i kërkon llogari Veliajt: Atë ditën pa makina nuk mund ta shtynim?


Në mbledhjen e Grupit të Partisë Socialiste për situatën e tërmetit mes Ramës dhe Veliajt ka pasur edhe batuta.

Duke bërë skanimin e situatës, Rama ka kërkuar llogari për gjendjen pas tërmetit edhe Kryetarit të Tiranës për masat e maraa

“Ku është kryetari i Tiranës? Apo po merret me ditën pa makina…po atë ditën pa makina nuk mund ta shtynim ne?”-i drejtohet Rama-Veliajt.

Më pas Veliaj ka shpjeguar masat e marra nga Bashkia që drejton për menaxhimin e situatës.

Për të mos përhapur panik, në mënyrë që ti realizojmë të gjitha objektivat. Kemi pasur 6 vende ku janë vendosur çadra. Nga sot kemi hapur të gjitha qendrat sociale. Do të ofrojmë vaktet në masë për shumë prej banorëve të Tiranës, Ndërkohë kemi bërë një verifikim të gjitha kopshteve dhe çerdheve“- u shpreh Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *