I pyetur nëse blerja e librit të tij të kujtimeve të tij, do i fuste lexuesit në listën e personave që do spiunohen në të ardhmen, informatori NSA-së, Edward Snowden, tha me bindje se të gjithë në botë janë në “listë” dhe nuk ka asnjë të pafajshëm në epokën e mbikëqyrjes masive.
Duke iu përgjigjur një lexuesi që bëri shaka se blerja e librit të Snowden, “Permanent Record” mund ta ketë vënë atë në një listë të njerëzve për t’u spiunuar, ish-kontraktori i inteligjencës tha me gjithë seriozitetin e tij se të gjithë po spiunohen.
“Sistemet e mbikëqyrjes masive përpiqen të regjistrojnë të gjithë njerëzit, në të gjitha vendet, në çdo kohë. Pyetja nuk është më: A jam unë në listë? Pyetja është: “Cili është renditja ime në listë?”, shkroi Snowden në Twitter.
Ish kontraktori i NSA-së dhe CIA-s, u bë një emër i famshëm në vitin 2013, kur zbuloi shtrirjen e mbikëqyrjes nga rrjeti “Five Eyes” i SH.B.A. dhe aleatëve të tij. Ai iku në Hong Kong përpara se të akuzohej për spiunazh dhe përfundimisht përfitoi azil në Rusi.
Qeveria amerikane reagoi ndaj publikimit të kujtimeve të tij duke paraqitur një padi civile e duke kërkuar konfiskimin e të gjitha të ardhurave nga ajo, me arsyetimin se ajo shkel marrëveshjen e tij për ruajtjen e sekreteve me NSA dhe CIA. Kjo vetëm sa e ndihmoi që libri të shndërrohej në një bestseller.
Snowden e ka theksuar vazhdimisht se të gjithë po spiunohen, pavarësisht nëse ata ishin të angazhuar në të vërtetë me ndonjë vepër kriminale apo terroriste.