Vendosni fjalën kyçe....

Të lënduar, shtëpi të dëmtuara, njerëz në panik-Si e kaluan natën shqiptarët


Shqipëria u trondit nga dje dhe sot nga 17 tërmete të cilat shkaktuan dëme në banesa dhe lënduan disa persona.

Tërmeti i parë dhe më i fuqishëm u regjistrua ditën e djeshme në orën 16:10 me magnitudë 5.8 shkalla Rihter me epiqendër në Detin Adriatik në afërsi të Kepit të Rodonit.

Më pas ai u pasua nga një tërmetet tjetër me magnitudë 5.3 shkalla Rihter. Pas këtyre dy tërmeteve gjatë darkës dhe orëve të vona të natës, u ndjenë lëkundje të njëpasnjëshme por me aktivitet të ulët sizmik.

Mëngjesin e sotëm Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin nga lëkundjet  e tërmetit, ku në Tiranë u dëmtuan 187 banesa dhe 105 të lënduar. Ndërsa në Durrës ku ka pasur edhe më shumë dëme ku janë dëmtuar 188 banesa ndërsa ka pasur më pak të lënduar me një numër prej 56 personash.

Zona më problematike sipas autoriteteve përgjegjëse ka qenë Durrësi si qyteti më afër epiqendrës së tërmetit.

Problematikat me banesat po inspektohen edhe ditën e sotme ku edhe ditën e djeshme janë raportuar çarje, plasaritje apo edhe rrëzime të strukturave ndërtuese në banesa të vjetra.

Ndërkohë me qindra banorë kanë kaluar mbrëmjen jashtë për shkak të frikës nga tërmetet e tjera.

Sipas raportimeve në Tiranë dhe Durrës ka pasur dëmtime në shkolla dhe universitete por dy Bashkitë janë shprehur se nuk ka rrezik për bllokimin e mësimit.

Nga autoritet priten raporte përfundimtare për situatën e dëmeve që u shkaktua nga tërmeti i fuqishëm./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *