Një tërmet i fortë është ndjerë para pak çastesh në Tiranë e Durrës. Epiqendra ka qenë 20 kilometra larg Tiranës e lëkundjet janë ndjerë të fuqishme për disa sekonda.
Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4 i shkallës Rihter ose 6.3 ballë.
Dita e djeshme regjistroi tërmetin më të fuqishëm të 30 viteve të fundit. Lëkundjet zgjatën më shumë se 10 sekonda dhe ishin me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter ose 7.5 ballë.
Tërmeti shkaktoi shumë se 100 persona të plagosur si dhe dëme materiale në Durrës e Tiranë e rrethinat e këtyre qyteteve.
Në Tiranë e Durrës janë ngritur disa qendra pritëse për banorët që e kanë të pamundur të kthehen pranë shtëpive të tyre.