Ish-mesfushori legjendar i Barcelonës, Xavi, tashmë trajner te ekipi i Al-Sadd në Katar, ka deklaruar se dëshiron të kthehet te klubi blaugrana, ësaj here në rolin e trajnerit.
“Kam ndjesinë se tifozët presin shumë nga unë. Nga njëra anë shihem si drejtuesi i së ardhmes te Barcelona, por nga ana tjetër kjo i ndërlikon disi gjërat. Ka qenë shumë e vështirë të largohesh nga Barcelona dhe rikthimi do jetë po kështu i vështirë. Pavarësisht se kjo është ëndrra ime. Është gjëja që dëshiroj më shumë.” – ka thënë Xavi në një intervistë për mediat spanjolle.
Trajneri Valverde nuk po kalon kohë të mirë në krye të Barcelonës e pasuar nga rezultate jo të mira në Ligën e Kampionëve e kampionat e në rast se kjo nuk ndryshon, shkarkimi i tij nuk do ishte aspak çudi.