Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjesi në aksin rrugor Mamurras-Milot pranë kryqëzimit të Patokut.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 persona që ndodheshin në mjet. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet. Katër të plagosurit janë nga e njëjta familje, por identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet që drejtuesi i mjetit ishte i përgjumur.