Policia italiane ka arrestuar në aeroportin e “Fiumicino” një prej krerëve të kartelit të Sinaloas. 43-vjeçari Ramon Cristobal Santoyo, njihet me nofkën “Doktor Wagner”, ortak i El Chapo-s, shkruan Tgcom.
Mësohet se ai ishte një prej organizatorëve të trakut të drogës nga Meksika drejt SHBA-ve, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për trak të drogës dhe pastrimit të parave.
Po ashtu raportohet se për të ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti që prej vitit 2016.