Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar në Durrës pranë familjeve të goditura nga tërmeti i para dy ditëve.
Basha bisedoi me qytetarët, banesat e të cilëve morën dëmtime të shumta, si pasojë e lëkundjeve.
Tërmeti i para dy ditëve me intensitet të lartë preku më shumë Durrësin pasi ishte më afër epiqëendrës duke shkaktuar vetëm dëme materiale dhe lëndime të lehta në njerëz.