Vendosni fjalën kyçe....

Belinda Balluku: 500 ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti, dëmshpërblim sapo të mbarojë verifikimi


Pas tërmeteve që goditën vendin gjatë fundjavës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka zbuluar bilancin e banesave që kanë mbetur të dëmtuara. Ministrja mblodhi në një konferencë ekspertë të institutit të ndërtimit dhe inxhinierë për të ngritur grupin e vlerësuesve për qëndrueshmërinë e objekteve që kanë pësuar dëme.

Sipas Ballukut, bëhet fjalë për rreth 500 ndërtesa të dëmtuara dhe ajo shtoi se pronarët e tyre do të dëmshpërblehen sapo të përfundojë procesi i vlerësimit.

“E rëndësishme është të identifkojmë sigurinë e ndërtesave. Rasti i Astirit që pati alarm nga banorët, kemi punuar gjithë natën mbrëmë dhe rezultoi se ishte një situatë e sigurt, ka vetëm çarje e krisje të suvasë e jo në konstruksion,e  njëjta gjë në zonën e Kombinatit, dëmtimet janë të lehta, suvaje e jo në konstruksion. Në të gjitha zonat, janë identifikuar ato banesa private që mund të kenë problematikë konstruksioni dhe i kemi sistemuar njerëzit, deri sa të ndërhyhet në ato banesa. Aktet e verifikimit duhen mbyllur sa më shpejt për 500 ndërtesat e deklaruara me pasoja nga tërmeti e më pas të vazhdojmë me aktet e vlerësimit.

Jemi me fat nuk kemi pasur viktima, jemi me fat se s’kemi pasur dëme të mëdha por siç thotë Rama çdo dëm është shumë i madh për këto familje. Do jetë një punë impenjative dje kemi qenë në terren që kur gdhiu dita deri në mesnatë, kështu do jemi deri sa të përfundojmë aktin e fundit te verifikimit për çdo banesë, akt verifikimi që i jep sigurinë njerëzve për të hyrë në ndërtesa më pas do kalojmë në aktet e vlerësimit se shteti do marrë përsipër të gjithë dëmshpërblimin”, tha Balluku.

Në terren sipas saj do të jenë 73 inxhinierë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *