Pas disa muajsh bisedimesh të dështuara për të formuar qeverinë, Parlamenti i Spanjës do të shpërndahet mesnatën e së hënës dhe automatikisht do të shkaktojë zgjedhje të reja kombëtare që do mbahen më 10 nëntor.
Kjo do të jetë hera e katërt që spanjollët thirren në zgjedhje kombëtare që nga viti 2015.
Rezultatet e votimit të fundit kombëtar në prill 2019 i dhanë Partisë Socialiste të Spanjës, të kryesuar nga Pedro Sanchez, mundësinë e formimit të qeverisë, por partia e tij nuk ishte në gjendje të merrte mbështetjen parlamentare të kërkuar nga ligji spanjoll për të formuar qeverinë.
Megjithëse një bllok i majtë i përbërë nga socialistët, Unidas Podemos dhe grupe të ndryshme nacionaliste kishin shumicën parlamentare, bisedimet nuk përfunduan me sukses.
Unidas Podemos kërkoi një qeveri koalicioni por socialistët refuzuan kushtet e tyre. Sondazhet për zgjedhjet e 10 nëntorit, tregojnë se Parlamenti i Spanjës do të mbetet i fragmentuar në mënyrë të ngjashme.
Përgjatë shumicës së historisë së saj demokratike, Spanja ishte mbizotëruar nga dy parti – Partia Socialiste dhe ajo Popullore.
Megjithatë, që nga viti 2015, me ngritjen e partisë Unidas Podemos, qeveria është bërë gjithnjë e më e brishtë.
Me kalimin e viteve, edhe më shumë parti të reja janë thyer në skenë, siç janë Ciudadanos e qendrës së djathtë dhe partia e ekstremit të djathtë Vox, duke e bërë formimin e qeverive një proces tejet të ndërlikuar.